Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka quajtur sjelljen e Qeverisë “të mbyllur, arrogante dhe të papërgjegjshme”, duke thënë se nuk ka pasur transparencë e as përfillje ndaj popullit për zhvillimet e bisedimeve me Serbinë.

‘Sjellje e mbyllur, arrogante dhe papërgjegjshme e Qeverisë. Kaq pak transparencë e kaq pak përfillje ndaj popullit nuk ka pasur kurrë asnjë Qeveri”.

Tutje, Abdixhiku ka përmendur programin qeverisës së Kurtit, në të cilin flitet për bashkëpunimin me opozitën, por që sipas tij, Kurti ka bërë krejt të kundërtën.

‘Në programin qeverisës flitet për njohjen reciproke me Serbinë dhe për njohjen e Kosovës nga 5 vendet e BE-së.Në këtë dokument kryeminsitri flet edhe për bashkëpunim të ngushtë me opozitën. Nga kjo shihet se Kurti, jo që i ka plotësuar këto, por ka bërë krejtësisht të kundërtën”.

“Dialogun e ka kthyer në betejë politike në Kosovë. Nuk ke arritur ta mbash asnjë premtim. Nuk ke arritur as ta shtyesh përpara procesin, as të arrihet më shumë sovranitet në veri”, i është drejtuar ai Kurtit.

/TV Malisheva

Share.