Fotografia e Komuna Malishevë

Malishevë, 4 nëntor
Sot është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve në Komunën e Malishevës, e cila është drejtuar nga Kryetari i Komunës, Ragip Begaj. Në këtë mbledhje, drejtorët e drejtorive komunale, kanë raportuar për aktivitetet e drejtorive për javën e kaluar, si dhe për planifikimet për javët në vijim.
Gjatë raportimeve të tyre, shefi i Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme, Agim Morina, ka bërë të ditur se të gjitha shërbimet në administratën komunale janë duke u kryer pa probleme, pa vonesa dhe shërbimet janë cilësore. Morina, gjithashtu ka bërë të ditur se drejtoria është e përgatitur mirë edhe për fund vit, kur edhe kërkesat për shërbime janë më të shumta, për shkak ardhjes së mërgimtarëve për festat e fundit, dhe nuk parashihet të ketë probleme në ofrimin e shërbimeve të shpejta dhe cilësore.
Po ashtu edhe drejtoritë tjera kanë raportuar për aktivitetet e tyre dhe kryerjen e obligimeve dhe realizimin e planifikimeve të tyre.
Në këtë mbledhje u bë e ditur se janë duke vazhduar me realizimin e projekteve, siç janë rrugë, zgjerime të rrjeteve të kanalizimeve dhe projekte tjera./Komuna Malishevë

Share.