Ish-Miss Shqipëria, Adrola Dushi, vazhdon të jetë e komentuar për paraqitjet atraktive në rrjete sociale.
Modelja, e cila vetëm në Instagram numëron 390 mijë ndjekës, po shijon prej disa ditësh pushimet me familjen e saj.
Derisa po kalon një kohë të mrekullueshme në një udhëtim luksoz, ajo nuk ka munguar as me fotografi tërheqëse në rrjete sociale.
Një të tillë e ka ndarë gjatë ditës së sotme (e premte), ku shfaqet me rroba banje të bardha.
Nëna e një djali shquhet për linjat e bujshme trupore dhe këtë tanimë e ka dëshmuar.
Komplimentet krahas postimit nuk munguan as nga miqtë e fansat që mban në këtë rrjet të popullarizuar.
Adrola prej vitesh është zhvendosur në Amerikë, por vjen shpesh edhe në trojet shqiptare për shkak të familjes. /TV Malisheva