Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID është 1 mijë e 391.

Komuna me më së shumti raste vazhdon të jetë Prishtina, me 227 sosh.

Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në gjithë vendin janë regjistruar 91 raste të reja.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.538 doza të vaksinës, ku me dozën e parë janë vaksinuar 904,132 qytetarë.

Deri më sot 824.506 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 104.994 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,714 persona.

/TV Malisheva

Share.