Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID është 1 mijë e 685.
Komuna me më së shumti raste vazhdon të jetë Prishtina, me 304 sosh.
Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në gjithë vendin janë regjistruar 89 raste të reja.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.492 doza të vaksinës, ku me dozën e parë janë vaksinuar 904,110 qytetarë.
Deri më sot 824.487 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 104.985 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,702 persona./TV Malisheva