Afërdita Dreshaj po shijon ditët e para si nënë e një djali. Vogëlushi i saj me emrin Sky Blue erdhi në jetë me 16 Mars, dhe lajmin e ëmbël e bëri me dije vetë ajo përmes një postimi në rrjete sociale.
Modelja ndau një foto nga takimi i parë me të porsalindurin, duke e përshkruar këtë si një moment që i ndryshoi jetën. Partneri i saj, Jakub u shpreh: “Çfarë ndjesie e pabesueshme. As nuk mund ta përshkruaj momentin e mrekullueshëm kur gruaja ime solli në jetë Sky-in tim të bukur.”
Ndërkaq, gjatë një bisede virtuale që ka bërë me ndjekësit e saj, Afërdita ka zbuluar detaje të reja nga lindja. Ajo është shprehur se lindja ka qenë natyrale pasi ka dashur ta përjetojë këtë ndjesi dhe për më tepër rikuperimi është më i shpejtë.
Përsa i përket emrit të vogëlushit se e e kujt ka qenë ideja, modelja është përgjigjur: “Ishte ideja ime… Po qëndroja shtrirë një ditë, po relaksohesha dhe po ndjeja shkelmimet e tij…..dhe thashë do të jetë qielli jonë. Bashkëshorti im e pëlqeu idenë.”, është shprehur Afërdita. /TV Malisheva