Amerika Latine po kalon momente shumë të vështira nga pandemia e Covid-19. Dy vendet me të prekura vazhdojnë të mbeten Brazili dhe Meksika.
Meksika gjatë të hënës ka raportuar 4 mijë e 973 raste të reja duke e çuar në 395 mijë e 489 numrin total të rasteve. Të premten Meksika kaloi Perunë duke u bërë vendi i dytë në Amerikën Latine për sa i përket numri të të infektuarve nga Covid-19. Brazili, ku numri i rasteve tashmë i ka kaluar 2.4 milionë, renditet i pari në Amerikën Latine.
Gjatë 24 orëve të fundit Meksika ka raportuar 342 të vdekur duke e çuar në 44 mijë e 22 numrin total të viktimave nga koronavirusi./Tv Malisheva