Sully Prudhomme – emri i vërtetë René François Armand Prudhomme (1839 – 1907) ishte shkrimtar francez nga koha e lëvizjes Parnassiane, lëvizje e cila tentoi ta përtërijë elegancën romantike në poezinë franceze. Në vitin 1901 ishte fituesi i parë Çmimit Nobel për Letërsi.
Prudhomme ka studiuar për shkencë, por për shkak të sëmundjes së babait nuk mundi ta vazhdojë karrierën. Së pari filloi të punojë në uzinë, por më 1860 filloi të studiojë drejtësinë. Në vitin 1865 fillon të shkruajë poezi melankolike i inspiruar nga dashuria. Stances at poemes (1865) përmban poemën më të njohur “Lidhja e thyer”. Trials dhe Solitude janë gjithashtu të shkruara në fillim në stilin e vetë sentimental.
Prudhomme më vonë i kushtohet tërësisht lirikës Parassiniste duke shkruar vepra që përfaqësojnë filozofinë e koncepteve në stilin e kundërt. Veprat më të njohura në atë seri janë Drejtësia” (poezi) (1878) dhe Fati” (poezi) (1888). Këto vepra më vonë u popullarizuan në mënyrën faustike të dashurisë. Në Akademinë franceze u pranua më 1881.
Për lexuesit kemi sjellë një koleksion me disa nga thëniet e tij më të bukura të këtij personaliteti të shquar:
-Ai që s’ia prish qejfin askujt, bëhet skllavi i gjithkujt.
-Pritja është përzierja më mizore e shpresës dhe dëshpërimit që mund të trazojë shpirtin.
-Mendojmë se jetojmë, por në të vërtetë punojmë vetëm për të mos vdekur.
-Mos mendoni se njeriu mund të ndiejë aq dashuri sa mund të konceptojë: te dëshira dhe te imagjinata ka më pak forcë se te ndjeshmëria.
-Kush di të vdesë, nuk ka më pronar.
-Ka njerëz që mund të humbasin ekuilibrin nga lëkundje të vogla ndërkohë që mund të durojnë burrërisht goditje të mëdha.
-Jam rob i mijëra gjërave që dua.
/TV Malisheva