Allan Stewart Konigsberg, i njohur si Woody Allen, është një nga aktorët, skenaristët dhe regjisorët më të njohur të historisë së kinematografisë.

Karrierën e nis si autor barsoletash dhe si komedian monologjesh.

Në fakt, humori e përshkon tërë krijimtarinë e tij, madje edhe në aforizma, disa nga të cilat mund t’i lexoni më poshtë:

-Avantazhi i të qenët inteligjent është se mund ta bësh idiotin kurdoherë, kurse e kundërta është krejt e pamundur.

-Njeriu përbëhet nga dy gjëra: mendja e tij dhe trupi i tij. Vetëm se trupi argëtohet shumë me tepër.

-Telashet janë si letrat higjienike, merr një e vijnë dhjetë.

-Gjendem në atë fazë të jetës që nëse një grua më thotë “jo”, i jam mirënjohës.

-E gjithë jeta ime më kaloi përpara syve e unë nuk bëja pjesë në të.

-Para se të ikja do doja t’ju lija një mesazh pozitiv, por nuk e kam. A prish punë nëse ju lë dy mesazhe negative?

-Njerëzimi sot gjendet përpara një ndarjeje rrugësh: njëra të çon në dëshpërim, kurse tjetra në shuarjen totale. Shpresojmë të këtë urtësi në zgjedhje.

-Ka dy lloje njerëzish në këtë botë: të mirë e të këqij. Të mirët flenë qetësisht natën, ndërsa të këqijtë duket se shijojnë shumë orët e ditës.

/TV Malisheva

Share.