Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Statistikat Afatshkurtra të Tregtisë me Pakicë për muajin nëntor 2022.

“Në muajin nëntor 2022, struktura e qarkullimit ishte : Tregtia me pakicë në dyqane jo të
specializuara (30.93%); Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të
specializuara (4.14%); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar
(29.34%); Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara
(1.12%); Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (19.34%); Tregtia
me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (0.67%); Tregtia me
pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (13.24%); Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga
ose tregje (0.09%) dhe Tregtia me pakicë jo në dyqane (përmes Postës ose Internetit) (1.12%)”, thuhet në komunikatën e tyre për media.

 

Tutje në komunikatë thuhet edhe, “Struktura e të punësuarve sipas aktivitetit ekonomik ishte: Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (36.7%); Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (4.19%); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar (9.53%); Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (1.29%); Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (23.67%); Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (1.24%); Tregtia me
pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (22.72%); Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga
ose tregje (0.28%); dhe Tregtia me pakicë jo në dyqane (përmes Postës ose Internetit) (0.38%)”.

/TV Malisheva

Share.