Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) njoftoi dje se pret të marrë një vendim muajin tjetër për përdorimin e vaksinës kundër COVID-19 nga kompania Moderna, te fëmijët e moshës 12 deri 17-vjeç, me kërkesë të prodhuesit.

Komiteti i EMA do të përshpejtojë vlerësimin e të dhënave të paraqitura me aplikimin, njoftoi EMA, duke shtuar se një vonesë është e mundur nëse kërkohet informacion shtesë, raporton Reuters.

Vaksina, e cila jepet në dy doza, përdoret tashmë në vendet e Bashkimit Evropian për ata mbi 18-vjeç dhe në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.

Kompania ka kërkuar gjithashtu miratim për përdorim me adoleshentë në Kanada, dhe planifikon të aplikojë edhe në Shtetet e Bashkuara.

Nëse miratohet, Moderna do të jetë vaksina e dytë që do të përdoret për të vaksinuar adoleshentë në BE, pasi vaksina Pfizer-BioNTech u miratua muajin e kaluar./TV Malisheva

Share.