Agjenda e aktiviteteve të Komunës së Malishevës, me rastin e shënimit të 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit, ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe daljes së parë publike të UÇK-së.

Më 27.11.2019
Ora 09:00
– Mbledhja solemne e Kuvendit të Komunës së Malishevës.
– Vendosja e buqetave me lule te Shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari.
– Homazhe dhe përurimi i rregullimit të varrezave të martirëve në Gurbardh (100 vjetori i Masakrës së Gurbadhit).
Ora 10:30
– Përurimi i kabinetit të informatikës në SHFMU “Ibrahim Mazreku”
Ora 11:00
– Homazhe dhe nderime në varrezat e Dëshmorëve në Malishevë, Kleçkë dhe Prekaz.

Share.