Rikthimi i disa masave për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit, do të vazhdojë me humbje të mëdha për ekonominë e vendit.
Por, njohësi i Ekonomisë, Bardh Ahmeti në një intervistë ka thënë se qeveria po i merr vendimet me panik, dhe pa një analizë të mirëfilltë. Sipas, Ahmetit ky panik po kalon në sektorin privat dhe po e dëmton konsumin dhe po e ulë aftësinë konsumatore.
“Realisht masat e ndërmarra nga Qeveria për ruajtje të shëndetit publik nga Coronavirusi, po shkaktojnë dëme në ekonomi. Deri në një mas këto janë të arsyetueshme, mirëpo ka vendime të cilat po merren në panik, po merren vetëm pas një ditë ku numri i të infektuarve po është shumë e lartë dhe aty nuk reflekton ndonjë analizë e madhe, pastaj ky panik realisht po kalon në sektorin privat dhe po e dëmton edhe konsumin dhe po e ulë aftësinë konsumatore, prandaj Qeveria duhet ti analizojë më shumë vendimet dhe të konsultohet sektori privat në marrjen e vendimeve”.
Ahmeti ka thënë se Qeveria duhet ti analizojë vendimet dhe të konsultohet me sektorin privat në marrjen e vendimeve.
“Është e rrugës që së bashku me profesionistët shëndetësor, të konsultohen edhe personat të cilët i prek çfarë mase që prek, nëse është një masë që prek sektorin e edukimit të konsultohen edhe ekspertët e edukimit në kuptimin që masat të jenë sa më efektive në ruajtjen e shëndetit publik mirëpo mos ta dëmtojnë edhe mirëqenien e ekonomisë dhe vetë qytetarëve. Prandaj në një pikë është për tu kritikuar marrja e vendimeve në panik pasi që nuk po pason me masa direkte të mënjanimit të dëmit ekonomik pikërisht për atë sektor të ekonomisë që po preket, prandaj çdo masë duhet ta ketë menjëherë një masë të ndihmesës ekonomike”
Ai ka theksuar se vetëm 30% e pakos së parë Emergjente janë futur në ekonominë e vendit.
“Ekonomia nuk po arrin të këndellet, dhe çdo masë shtesë po e rëndon gjendjen dhe aktualisht në skenarin më të mirë, mund të themi që ekonomia është duke punuar me 50% të kapaciteteve në kuptimin e të punësuarve, të qarkullimit. Prej 13 marsit kur kanë filluar të ndërmerren masat në ekonomi janë futur vetëm 30% e pakos së parë emergjente fiskale që ka qenë, dhe asnjë iniciajtivë tjetër nuk ka hyrë në ekonominë tjetër të Kosovës”
“Sigurisht që dëme do të ketë dëme edhe më tutje dhe që ekonomia është futur në një llojë shoku, kemi panik dhe ka rënë konsumi dhe tash është marr një vendim për zgjatjen e orarit të punës për gastronominë, mirëpo po shohim që restaurantet janë të zbrazura dhe nuk janë duke punuar me kapacitete optimale, pasi që ekziston një ulje e vullnetit të qytetarëve për të konsumuar dhe sigurisht nga kjo pasiguri që e sjellin mos ndërmarrja e masave nga Qeveria dhe institucionet tjera për kalimin në lexim të dytë dhe aprovimin e rishikimit të buxhetit, kalimin më të përshpejtuar të ligjit për rimëkëmbje ekonomike, pastaj ratifikimi me vonë e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe të gjitha këto kanë bërë që të ulet kërkesa, ka thënë Ahmeti .
Ai ka thënë se ekonomia e vendit do ta ketë shumë vështirë që të futet në binar. Sipas tij vonimi i implementimit të pakove Emergjente dhe marrëveshjeve, e vështirëson rikthimin në gjendjen aktuale.
“Ekonomia e vendit do të jetë vështirë që të futet në binar, dhe të kthehet në gjendjen optimale të funksionimit pasi që në analizat e kaluara që kemi bërë kemi thënë që në fazë ne parë 600 milionë do të jenë të mjaftueshme për këndellje, mirëpo kjo është para tre muajve, ato 600 milionë që e kanë pasur efektin atëherë nuk do ta kenë as tash, dhe tash parashihet që për një periudhë kohor të futen 1 miliard e 200 mijë por ne prapë po e humbim, dhe gjitha këto vonesa e bëjnë më të vështirë rikthimin në gjendjen e dëshiruar”.Tv Malisheva