Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka përkujtuar heroizmin e familjes Jashari në 24-vjetorin e rënies së tyre për lirinë e Kosovës.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se vepra e familjes Jashari dëshmoi para botës se si duhet atdheu.

“Sot mbarë kombi ynë kujton dhe nderon heroizmin e Jasharajve, kushtrimin e lirisë që jehoi nga krismat e pushkëve të tyre në Prekaz më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998.

Vatra e tyre nga ku i dëshmuan botës mbarë se si duhet atdheu qëndron me krenari në këmbë, ashtu siç qëndron edhe Kosova mbi themelet e gjakut të 59 dëshmorëve që i dhanë për lirinë e saj.

Lavdi e përjetshme familjes Jashari dhe të gjithë bijve e bijave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që përjetësuan amanetin e tyre për Kosovën e lirë”, ka shkruar Ahmeti.

/TV Malisheva

Share.