Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka uruar Shapin Kamberin pas fitores në zgjedhjet e përsëritura në Tërnoc të Bujanocit.

Kamberi në zgjedhjet e mbajtura për herë të pestë parlamentare ka fituar mandatin e deputetit në Kuvendin e Serbisë.

“Shqiptarët e Luginës së Preshevës qëndruan bashkë, tejkaluan sërish obstruksionet dhe me votën e tyre vulosën të drejtën demokratike të përfaqësimit në Kuvendin e Republikës së Serbisë”, ka shkruar Ahmeti.

“Urime deputetit Shaip Kamberi dhe Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës për fitoren e arritur, shëndet dhe shumë suksese në përgjegjësinë e madhe të avancimit të kauzave demokratike të shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, ka shtuar ai.

/TV Malisheva

Share.