Ajaxi ia ka bërë me dije John Heitingas se klubi do të fillojë të kërkojë një trajner të ri për klubin.

Pas shkarkimit të Alfred Schreuder në fund të muajit janar, Ajaxi arriti marrëveshje me Heitingan që ai të marr drejtimin e skuadrës për ndeshjet e mbetura të sezonit 2022/23.

“Ia kam thënë John këtë pasdite. Në nivel personal, ky ishte një vendim i vështirë, nuk ishte e lehtë për t’ia thënë atij. John pranoi ta ndihmojë klubin në një periudhë të vështirë dhe e bëri atë gjë me dedikim të madh”, tha drejtori sportiv i klubit, Sven Mislintat.

“Por, unë kam marrë vendimin që Ajaxit i nevojitet një trajner me më shumë përvojë. Në fazën që jemi tani, dhe për paraqitjet më të mira të Ajaxit, kjo është një gjë shumë e rëndësishme”, tha më tej Mislintat.

Ajaxi e përfundoi sezonin në vendin e tretë në tabelë, jashtë Ligës së Kampionëve, pasi që vetëm dy vendet e para kualifikohen për në garën më prestigjioze evropiane në kampionatin holandez.

/TV Malisheva

Share.