Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit tha të hënën në mëngjes (28 mars) se “nuk e fal dhunën” pasi aktori Will Smith goditi Chris Rock në fytyrë në skenë gjatë ceremonisë së “Oscars”.

“Akademia nuk e pranon dhunën e asnjë formë. Sonte ne jemi të lumtur të festojmë fituesit tanë të 94-të të çmimeve “Oscars”, të cilët meritojnë këtë moment njohjeje nga kolegët e tyre dhe dashamirësit e filmit në mbarë botën’”, ka shkruar organizata në Twitter pas ngjarjes.

“Mbaje emrin e gruas sime larg nga goja jote,  i bërtiti aktori pasi u kthye në vendin e tij , teksa humoristi mbeti i habitur nga veprimi i Smith.

Pas sherrit tronditës, Will Smith u nderua me “Oscar” në kategorinë për “Aktorin më të mirë” për interpretimin e tij në filmin “King Richard” dhe kërkoi falje me sy të përlotur gjatë fjalimit të pranimit të çmimit.

Ndërkohë, filmi “CODA” i prodhuar nga studio Apple Original Films me regji të Sian Heder u shpall fitues i edicionit të 94-të të ndarjes së çmimeve “Oscars”. /TV Malisheva

Share.