Xhudisti Akil Gjakova po bëhet baba.
Xhudisti i njohur kosovar, Akil Gjakova me anë të një postimi në Instagram, bëri të ditur se po bëhet baba.
Ai publikoi një fotografi pranë bashkëshortes së tij, të cilës i shihet barku i rrumbullakosur dhe zbulon gjininë e foshnjës.
“Është djalë”, ka shkruar Akili sipër fotografisë, teksa mori urime të shumta nga ana e ndjekësve.
Kujtojmë se Akil Gjakova vitin e kaluar kurorëzoi dashurinë me martesë me partneren e tij, Suela Muminovic. /TV Malisheva