Vazhdojnë negociatat mes Interit dhe Manchester Unitedit, për transferimin në Milano të sulmuesit kilen Alexis Sanxchez, i cili nuk bën më pjesë në planet e trajnerit të “djajve të kuq” Ole Gunnar Solskjaer.

Burime pranë klubit zikaltër raportojnë se ka një akord total për huazimin e kilenit në Milano, me të drejtë blerjeje për 15 milionë euro verën e ardhshme, ndërsa ka mbetur për t’u diskutuar vetëm ndarja e pagës vjetore të Sanchez.

Sulmuesi duhet të përfitojë 12 milionë euro këtë sezon, nga të cilat Interi ka marrë përsipër të paguajë maksimumi 5, ndërsa Manchester United po ngulmon për ndarjen përgjysmë të shifrës.

Diferenca mes palëve është shumë e vogël dhe në Itali janë të bindur se Alexis Sanchez pritet të zbarkojë në Milano të hënën, për të ndjekur nga afër debutimin e zikaltërve në kampionat ndaj Lecces, ndërsa të martën do të kryejë edhe vizitat mjekësore.

Share.