Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në autostradën Prishtinë – Hani i Elezit.

Policia njofton se një veturë është përfshirë në një vetaksident trafiku, ku si pasojë një person ka marrë lëndime trupore.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Sot në orët e paradites, është raportuar se një veturë është përfshirë në një vetaksident trafiku. Ky vetaksident ka ndodhur në autostradën Prishtinë – H.Elezit. Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje si dhe janë njoftuar ekipi mjekësor”, ka thënë Kelani.

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që të kenë kujdes më të shtuar në trafik, tani në këto kushte atmosferike me të reshura.

Share.