Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Deçan – Pejë, në fshatin Lëbushë.
Sipas fotografive të siguruara nga Telegrafi, nga vendi i ngjarjes shihet se në aksident janë përfshirë dy vetura.
Dëmet materiale janë të konsiderueshme, ndërkaq raportohet se ka pasur edhe të lënduar.
