Një person është arrestuar në fshatin Jabllanicë e Vogël të Pejës, për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën kishte shkaktuar aksident duke e goditë këmbësorin, viktimën mashkull i cili kishte pësuar lëndime të rënda trupore.
Aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:25.
Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal Pejë, por si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë.
Edhe i dyshuari ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë./TV Malisheva