Një person ka vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur dje në fshatin Mazgit të Obiliqit.
Policia ka informuar se lidhur me rastin është arrestuar një person.
“Është shkaktuar një aksident trafiku në mes dy veturave civile. Si pasojë, një person femër nga Kosova ka vdekur, ndërsa katër të tjerë janë lënduar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa vozitësi mashkull nga Kosova është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.”, ka bërë të ditur Policia.
/TV Malisheva