Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mesditë në lagjen “Dardania”, në Gjakovë në mes të një autoambulance dhe një veture, ku si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, 6 persona kanë pësuar lëndime trupore.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. Sipas tij, të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë.
Njësitet relevante të policisë dhe Prokurori i Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Rasti është duke vazhduar me hetime mbi aksidentin.
/TV Malisheva