Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në fshatin Astrazub të Malishevës, ku kanë mbetur të lënduar dy persona.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Policisë së Gjakovës, Lumni Graishta, i cili shtoi se të lënduarit janë dërguar për tretman mjeksëor.

“Ka ndodhur një aksident në fshatin Ostrozub, komuna e Malishevës, dy automjete janë të përfshira ndërsa 2 persona janë lënduar. Për momentin të lënduarit po marrin tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë ndërsa njësitet e trafikut dhe Stacionit Policor Malishevë po merren me vendin e ngjarjes”, ka thënë Graishta.

Share.