Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Kroaci mbrëmjen e së hënës, ku dy sportistë të rinj kanë ndërruar jetë pas një aksidenti me makinë.

Në automjet ishin katër persona, derisa dy kanë ndërruar jetë, kurse një tjetër është në gjendje kritike.

Vdekjen e gjeti më i riu në makinë, 16-vjeçari Josip Brkljaçiç, një futbollist i talentuar që luante për NHK Primoran.

Personi tjetër i vdekur është 19-vjeçari Josip Bepo Kadija, një hendbollist shumë premtues, i cili ka luajtur për disa klube, derisa në vitet e fundit ka luajtur për PPD Zagrebin.

Ky lajm ka tronditur sportin kroat, teksa klubet e dy sportistëve kanë shprehur ngushëllimet e tyre./ Tv Malisheva

Share.