Gjatë ditës së djeshme një punëtor i KEDS-it ka vdekur pas një aksidenti që përfundoi me fatalitet sepse viktima nuk arriti t’i bënte ballë lëndimeve.

Nga Policia e Kosovës bëjnë me dije se shoferi i cili e shkaktoi aksidentin në Shajkovc të Podujevës, është një i mitur.

Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku ku  një veturë me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull shtetas i Kosovës (i mitur) ka goditur këmbësorin, viktimën mashkull shtetas i Kosovës. Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, dhe është dërguar në QKUK, ku rreth orës 16:20 ka ndërruar jetë“, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është ndaluar për 48 orë.

/TV Malisheva

Share.