Një aksident i rëndë është shënuar rreth orës 23:45 në rrugen kryesore në qytetin e Shëngjinit.
Drejtuesi i motorrit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë të energjisë elektrike dhe ka përfunduar në trotuar.
Menjeherë banorët e zonës lajmëruan autoambulancen, si dhe së bashku me efektivët e policisë që mbërriten direkt në vendin e ngjarjes i janë gjendur pranë duke i dhënë ndihmen e parë dhe mbajtur në koshiencë.
I dëmtuari është transportuar në gjendje të rëndë shëndetësore me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës.
Mësohet se i plagosuri është një shtetas i Republikës së Kosovës rreth 30 vjeçar, i cili po kalon pushimet në Shëngjin.
Policia po heton rreth shkaqeve të aksidentit.
/TV Malisheva