Policia e Kosovës po vazhdon aksionin në veri të vendit, lidhur me sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka thënë se deri tash janë gjetur mjete të dyshimta eksploduese.

“Mjete të dyshimta eksploduese deri tani”, ka thënë shkurt Elshani.

I pyetur nëse ka ndonjë të arrestuar, Elshani ka thënë vetëm se për çdo zhvillim rreth këtij operacioni “do të njoftoheni me kohë”.

Ndryshe, Policia e Kosovës është sulmuar nga një grup terrorist mëngjesin e 24 shtatorit ku është vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

/TV Malisheva

Share.