Lidhur me aksionin policor që është zhvilluar në Pejë, Deçan e Istog, ku u arrestuan 10 zyrtarët për keqpërdorim të detyrës, kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj tha se për këtë aksion ka qenë i njoftuar qysh nga mbrëmë, dhe se në këtë komunë nuk ka asnjë të arrestuar.

“Në mëngjes të sotëm edhe mbrëmë e kam ditur që do ndodh sot kjo që ka ndodhur sepse jemi komuna e vetme në Kosovë që të gjitha materialet që i ka kërkuar Prokuroria e Shtetit i kemi dërguar dhe kur dërgon materiale normal që hetuesit, njerëzit që merren me këtë çështje të kërkojnë informacione shtesë, në Deçan nuk ka të arrestuar”, u shpreh i pari i Deçanit.

Sa i përket gjendjes në Deçan, i pari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj tha se deri më sot trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore Familjare në Deçan kanë kërkuar 1 mijë e 392 pacientë.

“Deri në këtë moment janë 1 mijë e 392 njerëz që kanë kërkuar ndihmë dhe që kanë marr tretmanin dhe që kanë marr ilaçet mjekësore në QKMF në Deçan, prej këtyre personave ka dikush që e ka marr edhe shërbimin e dytë e të tretë sepse vetë sëmundja në parametrat shëndetësor duhet të trajtohet një herë, dy herë ose tri herë derisa të kaloj në tërësi”, tha ai.

Që nga e shtuna Komuna e Deçanit është duke u ballafaquar me një numër të madh të helmimeve nga uji i pijes. /TV Malisheva

Ndërtimet pa leje, Prokuroria konfirmon arrestimin e 10 zyrtarëve në tri komuna

 

Share.