Donald Trump është akuzuar për keqpërdorim të dokumenteve të klasifikuara në pronën e tij në Florida.
Në Truth Social – rrjeti i mediave sociale që ai krijoi – ish-presidenti amerikan reagoi duke thënë se është i pafajshëm, sulmoi Joe Bidenin dhe zbuloi se ishte thirrur të paraqitej në gjykatë të martën.
Aktakuza mbetet konfindenciale për momentin – por një juri e madhe federale thuhet se e ka akuzuar atë me shtatë akuza penale, duke përfshirë pengimin e drejtësisë.
Sipas NBC News, një nga akuzat kundër Trumpit është edhe për spiunazh, ndërsa natyra e gjashtë akuzave të tjera mbetet e paqartë.
Trump është ish-presidenti i parë në historinë amerikane që përballet me akuza penale dhe kjo është hera e dytë që ai akuzohet.
/TV Malisheva