Mediumi i njohur Evropa e Lirë, i kushtuar sot  një shkrim “Qendrës Humanitare Serbo-Ruse në Nish, të Serbisë, duke marrë si shkasë pyetjen që edhe një herë Bashkimi Evropian ia ka bërë Serbisë se çfarë bënë kjo Qendër në këtë qytet të Serbisë Jugore. Sipas REL-it ajo ka dhjetë vjet që është hapur dhe është bërë çështje mosmarrëveshjesh mes Rusisë dhe Perëndimit.

Moska e përshkruan si qendrën “më të rëndësishme në Ballkan” për t’iu përgjigjur situatave emergjente dhe fatkeqësive natyrore, por vendet perëndimore dyshojnë se është një përpjekje për të krijuar një bazë ushtarake. Komisioni Evropian kërkoi shpjegim nga Beogradi përmes raportit të ri vjetor – dokumentit më të rëndësishëm që vlerëson përparimin e vendeve kandidate për anëtarësim në BE – që u publikua javën e kaluar.

“Serbia duhet ta informojë BE-në për aktivitetet e Qendrës në Nish dhe për integrimin e saj në sistemin e menaxhimit të emergjencave”, thuhet në raportin e publikuar më 8 nëntor. “Balanca serbe midis Rusisë dhe Perëndimit nuk thyhet në NIS [Industria e Naftës e Serbisë kryesisht në pronësi të rusëve], por në Nish”, thotë Vuk Vuksanoviq nga Qendra joqeveritare e Beogradit për Politikat e Sigurisë. Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, Perëndimi u ka kërkuar autoriteteve në Beograd që të vendosin sanksione ndaj Rusisë, por Serbia ka refuzuar.

Ndërkohë, Kosova në vazhdimësi e ka alarmuar se kjo qendër shërben si strehë për të përgatitur planet subversive ruse dhe serbe kundër rajonit, dhe përpjekjeve perëndimorë për ta stabilizuar atë. Madje që nga sulmi terrorist me 24 shator, janë ngritur gjithnjë e më shume dyshime se kjo qendër ka qenë e invlovluar drejtpërdrejtë në sulmin ndaj Kosovës.

Mirëpo, për rrezikun që e ka kjo qendër për rajonin në qershor të vitit 2017, ishte shprehur edhe, zyrtari i lartë i atëhershëm i Departamentit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee. Ai kishte pohuar se “Ne nuk besojmë se Rusia ka qëllime të mira për ta ndihmuar Ballkanin të shkojë drejt BE-së”, duke shtuar po ashtu se “Qendra në Nish, afër kufirit me Kosovën, ku SHBA-ja ka rreth 600 ushtarë amerikanë dhe NATO-ja rreth 4.000 paqeruajtës në total, nuk është një zhvillim pozitiv, përfundon artikullin në fjalë. /REL

/TV Malisheva

Share.