Aktori i njohur turk, Kenan Imirzalioglu dhe partnerja e tij, Sinem Kobal, kanë mirëpritur në jetë vajzën e tyre të parë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Lalin.

Kobal lindi dje në mesditë dhe mori në krahë vajzën e saj. Kenan Imirzalioglu dhe Sinem Kobal ndanë ndjenjat e tyre me gazetarët pasi u larguan nga spitali. Duke dhënë njoftimin se partnerja e tij kishte lindur, Imirzalioglu tha: “Unë isha me Sinem në çdo moment”, shkruan Haber Turk.

Duke folur para gazetarëve pas daljes nga spitali, Imirzalioglu tha: “Unë ju shoh të gjithëve ndryshe, më dukeni shumë më të ëmbël. Ju keni qenë të shqetësuar deri më tani. Ne jemi shumë të lumtur. Ndjenjë shumë e mirë, Zoti i bekoftë të gjithë. Kishte pretendime që pesë dhoma ishin mbyllur, nuk është e vërtetë. Ne ndoqëm masat preventive të spitalit”.

Sinem Kobal tha: “Foshnja lindi dje në mesditë. Ne jemi të ngazëllyer, edhe ne…faleminderit shumë. Ne po fillojmë jetën tonë të re”.

Çifti, të cilët kanë katër vite martesë, njoftoi se do të quanin vajzën e tyre “Lalin”.

Cila është domethënia e emrit Lalin?

Emri Lalin ka më shumë se një kuptim:

1. (Nga gjuha e vjetër), e kuqe e ndezur.
2. Rubin i kuq.
3. Buzë e kuqe.
4. Lule

Të dy ishin shfaqur në Nişantaşı në javët e fundit. Duke numëruar ditët për t’u bërë baba, Imirzalioglu ishte shprehur: “Ka kaq shumë entuziazëm. Faleminderit Zotit gjithçka është në rregull, nuk ka asnjë problem. Na kanë mbetur edhe dy muajt e fundit. Allahu na ruaj nga sytë e këqij”. /TV Malisheva

Share.