Aktori Thomas Jefferson Byrd ka vdekur në moshën 70 vjeçare në Atlanta, Georgia.
Ai u qëllua me armë zjarri, sipas Departamentit të Policisë në Atlanta në një deklaratë për Fox News.
Deklarata tha se kjo ka ndodhur të shtunën në 1:45 të mëngjesit dhe ‘gjetën një mashkull të shtrirë pa ndonjë reagim në vend’.
Njeriu, më vonë i identifikuar si Byrd, u shpall ‘i vdekur nga plagët e shumta me armë zjarri në shpinë’.
“Detektivët e vrasjeve u përgjigjën lidhur me këtë dhe po punojnë për të përcaktuar rrethanat që lidhen me incidentin. Hetimi është duke vazhduar”, thuhet në deklaratë.
Përgjigjet nga departamenti i policisë theksuan se këto janë informacionet e para dhe se duhet të presim për gjërat e tjera.
Fox News ka kontaktuar me mikun e Byrd, Craig Wyckoff, i cili tha se aktori u fut në një debat në një dyqan para se të shkonte në shtëpi.
Byrd ndërkohë është i njohur për rolet e tij në: “Set It Off”, “He Got Game” dhe “Ray”.
Thomas gjithashtu në 2013 ishte i nominuar për një çmim ‘Tony’ për performancën e tij në “Ma Rainey’s Black Bottom” /TV Malisheva