Emma Stone është po pret fëmijën e saj të parë dhe për këtë s’ka më pikë dyshimi.
Sidoqoftë ajo ende nuk i ka adresuar thashethemet e përhapura se pret një fëmijë me burrin Dave McCary, me të cilin u martua fshehurazi vitin e kaluar.
Ylli i Hollivudit nuk e fshehu barkun e saj ndërsa fotot ekskluzive të DailyMail.com tregojnë se ajo shfaqet shtatzënë me fëmijën e saj të parë.
Gjithashtu, burime për “Us Weekly” bëjnë me dije se Emma Stone është tepër e lumtur për shtatzëninë e saj dhe për faktin që shumë shpejt do të bëhet mama për herë të parë.
Ajo i ka vënë synim vetes të jetë sa më aktive dhe të ndihmojë shtatzëninë të shkojë sa më mbarë dhe e lehtë. /TV Malisheva