Emmy Rossum është bërë nënë për herë të parë.
Aktorja 34 vjeçare dhe bashkëshorti i saj, Sam Esmail, kanë mirëpritur së bashku një vajzë.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në rrjete sociale.
“Më 24 maj 2021, në një të hëne me diell në orën 8:13 ne mirëpritëm vajzën tonë në këtë botë”, ka shkruar ajo.
Ylli amerikan po ashtu ndau një tjetër imazh në Instagram me përshkrimin, “Dy javë para se të lindte vajza ime”.
Rossum ndërkohë e kishte të mbajtur të fshehtë periudhën e shtatzënisë.
“Urime”, tha Emily Ratajkowski.
“Urime Emmy”, shtoi Shay Mitchell.
Ylli i “Shameless” filloi takimet me Esmail në vitin 2013. Ata u fejuan në 2015 dhe u martuan në 2017. /TV Malisheva