Mbrëmë u bë e ditur se Karim Benzema ka një ofertë multi-milionëshe nga një skuadër nga Arabia Saudite.

Ndërsa Fabrizio Romano sot bënë të ditur se skuadra në fjalë është Al Ittihad, e cila tanimë po pret për vendimin final të Benzemas.

Oferta zyrtare thuhet të jetë afro 100 milionë euro për sezon, plus përfitimet.

Në anën tjetër, Reali është në pritje që Benzema të merr vendimin e tij së shpejti, pasi që i tregoi Florentino Perezit për ofertën në 24 orët e fundit.

/TV Malisheva

Share.