Kompania Al Trade me rastin e 24-vjetorit të themelimit është duke zhvilluar 24 aktivitete në të cilat do të jep mesazhe për punën që ka zhvilluar ndër vite.Krahas kësaj, Al Trade në përkrahje të artistëve, këtë vit ka zgjedhur që “Çmimin e Artë” të kompanisë ta ndajë për boksierin, Robin Krasniqi, figurë kjo që ka dhënë shumë për sportin dhe njohjen kombëtare.

Ky çmim tashmë tradicionalisht ndahet nga kjo kompani për njerëzit që kontribuojnë për vendin.

Me rastin e marrjes së çmimit, boksieri Robin Krasniqi u shpreh falënderues dhe mirënjohës për çmimin.

Krasniqi në anën tjetër tha se ndihet i lumtur që Kosova ka kaq shumë njerëz të suksesshëm si drejtuesit e Al Trade, që me vite kanë ndërtuar këtë punë.

“Me shumë krenari e marr këtë çmim dhe i përgëzoj nga zemra për këtë sukses. Është nder për mua sepse kur kemi kaq njerëz të suksesshëm, të sinqertë që me vite kanë ndërtuar këtë punë edhe unë krenohem me njerëz që kjo familje e madhe punëson shumë njerëz. E vlerësoj shumë që më kanë vlerësuar mu për këtë çmim, mbështetjen e tyre. Prej zemre ju uroj edhe shumë suksese tjera”, tha Krasniqi.

Ndërsa, pronari i kompanisë “Al Trade”, Sokol Gashani derisa ka treguar arsyen pse kanë zgjedhur boksierin Krasniqi për ndarjen e çmimit, ka falënderuar të gjithë stafin dhe bashkëpunëtorët për kontributin e tyre që kanë dhënë ndër vite.

“Firma jonë mbushi 24 vite për veprimtarinë që zhvillon në Kosovë… Ne krahas të gjitha aktiviteteve biznesore, një rëndësi të veçantë ju kushtojmë edhe aktiviteteve tjera që kanë të bëjnë në dobinë e kombit tonë. E pikërisht sot e kemi një aktivitet për të falënderuar për kontributin e dhënë në fushën e sportit për kombin shqiptar dhe në arenën ndërkombëtare, sportistit tonë të madh… Robin Krasniqi”, tha Gashani.

Al Trade është një ndër kompanitë më të suksesshme të ndërtimit në vend.

Kjo kompani është vendosur si një pionier në fushën e ndërtimit, duke ofruar vazhdimisht përsosmëri me çdo përpjekje.

Duke shënuar 24 vjet pune të suksesshme, Al Trade kombinon inovacionin, saktësinë dhe vëmendjen e përpiktë ndaj detajeve për të krijuar kryevepra arkitekturore.

/TV Malisheva

Share.