Mbrojtësi David Alaba ka folur për periudhën që është duke kaluar te Real Madrid.
Austriaku pas një dekade te Bayern Munich kaloi te gjiganti spanjoll si agjent i lirë.
Gjatë një bisedë me Kroos, Alaba foli për eksperiencën e re te Reali.
“Shumë njerëz ndërprenë lamtumirën time te Bayern në mënyrën e tyre”.
“Kam shpjeguar shumë herë arsyet e largimit. Kam pasur oferta të tjera gjithashtu, por e kam bërë të qartë se nëse largohesha do ishte vetëm për Realin”.
“Adaptimi në Spanjë menjëherë ishte pozitivë”, deklaroi ai.
Ndërkohë, ishte Barcelona që provoi ta transferonte Alaba, por ky i fundit refuzoi t’i bashkohej skuadrës blaugranase./TV Malisheva