Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri ka mbajtur sot një konferencë për shtyp përpara ndeshjes së mesjavës ndaj Brescias.
‘Bardhezinjët’ rikthehen në fushën e gjelbërt sërish ditën e martë, kur udhëtojnë te Brescia.Tekniku italian nuk ka konfirmuar mungesa të reja, përveç se ka dyshime nëse Ronaldo do luajë.
”Kush pushon? Do të shohim kushtet dhe gjendjen e lojtarëve”.
”Ronaldo kishte një lodhje të vogël, por është krejt normale pas tre ndeshjeve në shtatë ditë, le të shohim se çfarë situate ka dhe do marrim përgjigje definitive”, deklaroi Sarri.