Në Brazil janë regjistruar temperaturat më të larta ndonjëherë, 44.8 gradë Celsius. Ky rekord u shënua të Dielën në Araçuai të Brazilit juglindor.

Kjo valë e të nxehtit, shkruajnë mediat e huaja, i atribuohet fenomenit të njohur tashmë “El Nino” i cili ka sjellë shumë ndryshime klimatike. Meterologët besojnë se situata do të ndryshojë brenda javës, megjithatë disa zona janë më të rriskuara.

Sipas Institutit Kombëtar të Meterologjisë, 3 qytete do përballen me temperatura deri në 40 gradë Celsius këto javë.

Rekordi i fundit u shënua në vitin 2005, ku temperaturat kapën vlerën e 44.7 gradë Celsius. I nxehti ka vënë nën alarm autoritetet atje, ndërsa njerëzit po përpiqen ta përballojnë.

Temperaturat e larta shkaktuan dhe vdekjen e një fanseje të Taylor Swift gjatë koncertit të saj në Brazil.

Sipas kërkimeve zyrtare të para dy javëve, thuhet se nga Korriku deri në Tetor, temperaturat kanë qenë tejet të larta, duke kapur vlera historike. Shkencëtarët nga ana tjetër thonë se vala e të nxehtit do zgjatet në kohë vit pas viti dhe do zgjerohet në më shumë shtete. Kjo ka të bëjë dhe me faktin se planeti ynë është aktualisht nën ndikimin e “El Nino”, i cili pason me ndryshim drastik temperaturash.

/TV Malisheva

Share.