Paul Pogbas nuk do t’i rinovohet kontrata automatikisht nga Manchester United.

Klubi anglez kishte një klauzolë për t’ia rinovuar Pogbas kontratën edhe për një vit, nga viti 2021 në 2022, por një gjë të tillë nuk do ta bëjë.

Djajtë e Kuq kanë vendosur ta shesin yllin francez gjatë afatit kalimtar veror pasi kjo është edhe dëshira e lojtarit.

Mediat angleze kanë raportuar se tanimë Manchester United i ka vendosur edhe çmimin e largimit lojtarit.

Gjiganti anglez do ta lejoj largimin e Pogbas nga Old Traford vetëm nëse vije oferta prej 100 milionë eurove.

Vendimi i klubit anglez ka alarmuar skuadrat e mëdha evropiane që janë duke u interesuar për të.

Real Madrid, Juventus, Paris Saint Germain dhe së fundmi Inter janë skuadrat që kanë shprehur interesim për transferimin e francezit.

Gjithsesi skuadra favorite për t’i fituar shërbimet e Pogbas mbeten gjiganti spanjoll Real Madrid. /Tv Malisheva

Share.