Pas reagimit të Kryetarit të Komunës së Malishevës, i cili shprehu shqetësimet e tij lidhur me ndihmën nga Ministria e Shëndetësisë,për Malishevën ka reaguar Alban Krasniqi, asambleist i KK, Malishevë , nga Lëvizja Vetëvendosje, Krasniqi përmes rrjetit social, facebook kërkon nga Begaj”Kryetar, ZBATO përgjegjësitë sipas Planit të Reagimit Kombëtar dhe MOS i ik përgjegjësisë”
Postimi i plotë :
THIRRJE PUBLIKE DREJTUAR KRYETARIT RAGIP BEGAJ
Tani që Ministria e Shëndetësisë publikoi furnizimet e dhëna për Malishevën https://www.facebook.com/597689407055317/posts/1618850758272505/
Kryetari Begaj të publikojë furnizimet e bëra nga komuna (jo nga donatorët) për mantelbardhët dhe qytetarët.
Kryetar, ZBATO përgjegjësitë sipas Planit të Reagimit Kombëtar dhe MOS i ik përgjegjësisë
“Kryetari i Komunës
Si shef i ekzekutivit të komunës, kryetari është përgjegjës për siguri publike dhe mirëqenie të qytetarëve në atë komunë.
Është përgjegjës për koordinimin e resurseve komunale për adresimin e spektrit të plotë të veprimeve të parandalimit, gatishmërisë, reagimit dhe rimëkëmbjes nga incidentet në kontekstin e të gjitha rreziqeve duke përfshirë fatkeqësitë natyrore, teknologjike, aksidentet dhe rastisjet tjera;
Nën rrethana të caktuara emergjente, ka fuqi politike për bërjen, ndryshimin dhe shfuqizimin e urdhrave dhe rregulloreve;
Siguron udhëheqje dhe luan rol kyç në komunikim me publikun dhe ndihmën për njerëzit, bizneset dhe organizatat në përballje me pasojat e çdo emergjence të shpallur brenda juridiksionit të komunës;
Nxitë pjesëmarrjen në ndihmat reciproke dhe ushtron autoritetin e tij për tu futur në marrëveshje për ndihmë reciproke me komunat tjera për ta lehtësuar shkëmbimin e resurseve;
Kërkon asistencë qendrore, kur bëhet e qartë që kapacitetet komunale do të jenë të pamjaftueshme, të tejkaluara apo të rraskapitura.”

Share.