Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (VV) për kryetar të Malishevës, Alban Krasniqi, mbrëmë së bashku me bashkëpunëtorët e tij ka vizituar fshatin Turjakë, shkruan TV Malisheva.

Krasniqi përmes një shkrimi në profilin e tij zyrtar në Facebook ka njoftuar se ishin në konakun e aktivistit të tyre, Elmi Morina, gjersa edhe kanë bërë prezantimin e programit qeverisës për Malishevën.

Ndërsa, ai ka premtuar se qeverisja e tij do të sjellë “Barazi pa diskriminim, Mirëqenie që synon punësim, Infrastrukturë bazike për çdo familje dhe lagje, Bujqësi për zhvillim, Administratë të hapur dhe efikase”.

Ky është postimi i Krasniqit:

Në Turjakë u pritëm në konakun e aktivistit tonë Elmi Morina ku së bashku me Fortesë Zogajn kandidaten tonë prezantuam pjesë të programit tonë dhe bashkëbiseduam për ndryshimin që do sjellë jetë dhe progres në fshat.

Qeverisja jonë do të sjellë:

– Barazi pa diskriminim,

– Mirëqenie që synon punësim

– Infrastrukturë bazike për çdo familje dhe lagje

– Bujqësi për zhvillim

– Administratë të hapur dhe efikase

Bashkëqeverisje me qytetarët

#144AlbanKrasniqi #FortesëZogaj33 #BashkëQeverisim #AlbinKurti #144LëvizjaVETËVENDOSJE #LVVMalishevë /TV Malisheva

Share.