Ishte qershori i vitit 2019, pak muaj para se të mbahen zgjedhjet në Kosovë, kur lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti kishte qëndruar për vizitë në Turqi.
Albin Kurti bashkë më Arben Vitinë, Albulena Haxhiun, Tinka Kurtin, Mytaher Haskukën e shumë zyrtarë tjer të partisë, ishte takuar edhe me Osman Atalay i cili është njëri ndër përfaqësuesit kryesorë të organizatës IHH në Turqi.
Osman Atalay në media të ndryshme portretizohet si një prej njerëzve që ka investuar shumë vite angazhim në përhapjen e antiamerikanizmit në vendet ku ka popullsi myslimane dhe ndikimin e tij ai tani po mundohet ta shtrijë edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Si përfaqësues i organizatës IHH, Osman Atalay deri më tani ka vepruar kryesisht në vendet ku shtrirja e terrorizmit është shumë e madhe, si në Libi, Pakistan, Kashmir, Darfur, Shirilankë, Ruandë, Somali, Mauritani, Kili, Krime, por institucionet e sigurisë janë të alarmuara viteve të fundit edhe më përpjekjet e tij për të depërtuar në vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu edhe Kosovën.
Më 31 maj 2010, IHH e kishte nisur një flotë prej 6 anijesh, përfshirë anijen e famshme “Mavi Marmara”, në drejtim të Gazës, në Palestinë, e cila asokohe ishte nën bllokadën izraelite.
Forcat speciale izraelite zbarkuan në “Mavi Marmara” derisa ajo qëndronte 130 kilometra larg bregut izraelit, duke lënë të vdekur 10 aktivistë të IHH-së.
Organizata IHH, ku një prej njerëzve kryesor është vetë Osman Atalay, nga institucione ndërkombëtare që merren me hulumtime të terrorizmit ndërkombëtar, cilësohet si “Fytyra joprofitabile e xhihadizmit” (https://www.ict.org.il/Article/2397/IHH#gsc.tab=0).
Gjithashtu, Atalay maj të vitit 2011 ishte paraqitur edhe para mediave turke duke e dënuar ashpër vrasjen e liderit të Al-Kaidës, Osama Bin Laden, nga njësitë speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (https://www.terrorism-info.org.il/en/17909/).
Osama Bin Laden ishte përgjegjësi kryesor i akteve më të rënda terroriste në historinë e SHBA-së, sulmeve të 11 shtatorit 2001.
Gjithashtu lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kishte shkuar në Palestinë për të marrë pjesë në një konferencë, në vendin që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Në vendin që është kundër pavarësisë së Kosovës, në Palestinë, Kurti kishte thënë se ka shkuar për të trajtuar nevojën për paqe dhe mungesë të barazisë në Lindjen e Mesme.
E lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk e ka sqaruar asnjëherë bashkëpunimin më Osman Atalay.
Tashmë mbetet të shihet se a do të bashkëpunojë përsëri në prag të zgjedhjeve Kurti me Atalayn.