As Kombëtarja nuk i bëri dot bashkë Albin Kurtin dhe Edi Ramës. Dy liderët kanë ndjekur nga afër ndeshjen mes Shqipërisë dhe Çekisë, në stadiumin “Air Albania”, në zonën VIP, por në tribuna të ndara.

Kryeministri Edi Rama nuk është treguar aspak mikpritës me Albin Kurtin, Kryeministrin e Kosovës, i cili sot ka ndjekur

Siç duket edhe nga foto, Rama shoqërohet nga bashkëshortja, djali i vogël, Armand Duka dhe Taulant Balla, kurse Kurti shihet së bashku me djalin e Adem Jasharit, si dhe në krah të ministres të Infrastrukturës Belinda Balluku.

Kujtojmë se marrëdhëniet e tyre janë të tensionuara për shkak të qëndrimeve të ndryshme në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Para pak muajsh, Rama ndodhej në vizitë zyrtare në Kosovë dhe nuk ishte pritur fare në takim nga Kurti.

/TV Malisheva

Share.