Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke marrë pjesë në Forumin e Paqes që po mbahet në Paris të Francës.
Augestad Knudsen kishte të veshur një fustan të zi të materialit saten, të zgjeruar nga beli e poshtë.
Ajo kombinohej mjaft bukur në krahët e bashkëshortit të saj, njëherësh Shefit aktual të Qeverisë së Kosovës, i cili kishte veshur një kostum ngjyrë blu të errët.
Çifti kanë pasur rastin që në Forumin e Paqes të takohen nga afër edhe aktorin e famshëm amerikan, Forest Whitaker.
Ky i fundit është i njohur për rolet e tij në filmat e famshëm hollivudianë si: “The Last King of Scotland”, “Bird”, “The Crying Game” e të tjerë.
Whitaker është gjithashtu fitues i çmimeve “Oscars” dhe “Gloden Globe”.
Albini dhe Rita mund të shihen të buzëqeshur në një ‘selfie’ të realizuar me aktorin, të cilën Kurti e ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook. /TV Malisheva