Analisti politik, Arben Ahmeti, ka thënë se lideri i Vetëvendosjes, tani kryeministër, Albin Kurti, ka ndryshuar qëndrimet e tij në lidhje me Asociacionin, marrëveshjen finale Kosovë-Serbi, bashkimin kombëtar, flamurin kuq e zi e tema ose kauza për të cilat Kurti kishte folur e ngritur në opinion për më shumë se një dekadë e gjysmë.
Ahmeti për emisionin “Expose” thotë se Albin Kurti nuk do të dorëzohet para presioneve ndërkombëtare qoftë për Asociacionin apo marrëveshjes finale.
Për këtë e ka një shpjegim interesant.
Sipas tij, bashkësia ndërkombëtare është shumë e interesuar që ta lërë sa më gjatë në pushtet Albin Kurtin që të çmitizohet.
Ahmeti thotë se ajo çfarë në fakt po ndodh me Albin Kurtin është se çdo ditë e më shumë njerëzit po e kuptojnë që asnjëherë nuk ka arritur ta bëjë një organizatë e cila di të Qeverisë.
“Kurti është politikan i zakonshëm i cili ndryshon dhe përshtatet varësisht prej rrethanave. Por ajo çka e dallon Kurtin prej si veçori unë mendoj megjithatë është ende insistues në idetë e tij fillestare… Kurtin e interpetoj në bazë të fjalisë së tij të zakonshme, kur thotë i kemi ndërruar mjetet por jo qëllimet, që i bie çfarëdo që fiton qoftë edhe postin e kryeministrit por edhe qeverinë si të tillë, do ta përdor si mjet për disa qëllime që i ka pasur dikur”.
“Dhe kur flasim për këto qëllime që i ka pasur dikur, ne duhet të flasim për bashkimin kombëtar, flamurin kuq e zi, flasim për qëllimet e mëhershme. Kështu që deklarativisht ai në fakt është kameloini më i madh politik. Nëse ndalesh dhe e sheh Albin Kurtin e 2013 me Albin Kurtin e 2023 nuk do t`i besoni veshëve, por nuk besoj se ndryshuar shumë në përmbajtje sepse në përmbajte sërish me Lëvizjen Vetëvendosje vendosin protagonistët që kanë vendosur edhe më 2013 e të cilët nuk kanë qenë fare në publik. Po flasim për grupin filozofik të ideologjisë së partisë e që kohëve të fundit u sulmuan edhe identifikua nga opozita si grupi i Tiranës”, vlerëson Ahmeti.
/TV Malisheva