Nga janari deri në mars, Aleanca Franceze e Prishtinës në nderë të leximit do të organizojë disa aktiviteteve.

Një nder aktivitetet është Nata e Leximit e cila është një ngjarje e organizuar çdo vit nga Ministria Franceze e Kulturës, që synon promovimin e leximit pranë të rinjve.

Me këtë rast, Aleanca Franceze e Prishtinës do të organizojë sot një punëtori për fëmijë.

Fëmijët do të marrin pjesë në lojëra të leximit, lexim dygjuhësh të Princit të Vogël dhe një punëtori për krijimin e faqendarësve.

Aleanca Franceze, në bashkëpunim me Ambasadën Franceze në Kosovë po ashtu do të organizoj një konkurs leximi që synon të nxjerrë në pah veprat e autorëve francezë, belgë, zviceranë dhe luksemburgas me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave, si dhe inkurajimin e leximit në frëngjisht.

Pjesëmarrësit janë të ftuar të lexojnë disa libra në frëngjisht, dhe të zgjedhin fragmentet e tyre të preferuara.

Një juri do të zgjedhë fragmentet më të mira, të cilat do të lexohen me zë të lartë në Ditën Ndërkombëtare e të Drejtave të Grave, më 6 mars.

Librat e përzgjedhura do të shpallen në 16 janar. Regjistrimi është falas dhe i hapur për të gjithë dhe bëhet me Aleancën Franceze.

Shkollat që mësojnë frëngjisht do të ftohen të marrin pjesë në një  punëtori rreth karikaturës së Penelope Bagieu Culottees: gratë që bëjnë vetëm atë që duan. Prodhimet më të mira do të shpërblehen në mars, gjatë javëve të Frankofonisë.

Share.