Alex Rodriguez duket se dëshiron të qëndrojë pranë ish-të fejuarës së tij, Jennifer Lopez, gjatë kësaj vere.
Ish-lojtari i bejsbollit thuhet se ka marrë me qira një rezidencë prej pesë milionë dollarësh në Bridgehampton në Long Island të New Yorkut, e cila është vetëm tre minuta larg nga shtëpia e këngëtares së “Dance Again” prej dhjetë milionë dollarësh në Water Mill, sipas Page Six.
Kjo vjen pak pasi krijuesja e “Dinero”, 51 vjeçe, është parë duke u puthur me ish-të fejuarin tjetër, Ben Affleck, 48 vjeç, në Malibu, me të cilin u ribashkua në prill menjëherë pas ndarjes nga A-Rod.
Burimi pretendoi se Alex, 45 vjeç, tashmë është vendosur në shtëpinë e tij dhe në fundjavë kishte ndarë edhe disa video.
Apartamenti është tejet luksoz ku në total përfshihen shtatë dhoma gjumi dhe 11 banjë.
The Hamptons është një nga vendet që Jennifer dhe Alex kaluan shumë kohë gjatë romancës së tyre trevjeçare.
Kjo do të thotë se Lopez ka të ngjarë të ndeshet me Rodriguez, i cili është vetëm një milje larg në Bridgehampton. /TV Malisheva